Ndërlidhjet

Rusi: Mund të tërhiqen licencat e 30 kompanive ajrore


Rusi mumnd t’i tërheq licencat e 30 kompanive të vogla ajrore, për shkak të procedurave të dobëta të sigurisë, ka njoftuar sot shefi i Agjencisë federale të transportit ajror, Aleksander Neradko.

Ai theksoi se tashmë janë përgatitur dokumentet për anulimin e licencës për tri kompani.

Ai nuk i ka emëruar se cilat janë këto kompani, por tha se 30 kompani kanë dështuar t’i arrijnë standardet e sigurisë dhe ato financiare, kështu që atyre u kanoset rreziku i marrjes së licencës.

Ky zhvillim u bë meqë presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, e ka urdhëruar qeverinë e tij që t’i ndalë fluturimet e kompanive të pasigurta, pas përplasjes së fundit të një aeroplani, në të cilin humbën jetën 44 vetë, shumica prej tyre anëtarë të një ekipi të njohur të hokejit në akull.
XS
SM
MD
LG