Ndërlidhjet

Rasmusen, sot në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Rasmusen pritet të takojë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare në veri të Kosovës.

"Shefi i NATO-s do të kërkojë që të gjitha palët të bashkëpunojnë, të mbajnë dialog konstruktiv dhe të shmangin dhunën", tha Romero.
XS
SM
MD
LG