Ndërlidhjet

Bosnja rrezikon të humbasë fondet e BE-së


Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Bosnjën se mund të humbasë 96 milionë euro fonde të BE-së, që janë pjesë e Instrumentit të Para Aderimit (IPA) për shkak të grindjeve politike.

Endi Mekgafi, zëdhënës i BE-së në Bosnjë, tha se tensionet rrezikojnë ndihmën e Komisionit Evropian, e cila parashihet për qeveritë rajonale, me qëllim harmonizimin e legjislacionit të tyre me standardet evropiane.

Tensionet e vazhdueshme midis dy njësive të Bosnjës, federatës myslimano-kroate dhe Republikës Serbe, kanë zvarritur reformat e nevojshme për integrim në BE dhe në NATO, si dhe kanë vonuar formimin e qeverisë qendrore, 11 muaj pas zgjedhjeve të tetorit.
XS
SM
MD
LG