Ndërlidhjet

Rasmusen: KFOR-i do të reagojë


Anders Fog Rasmusen në Kosovë

Anders Fog Rasmusen në Kosovë

Mandati i KFOR-it është që të reagojë nëse vjen deri te rrezikimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi, Sekretari i Përgjithshëm, Rasmusen i ka paralajmëruar të gjithë se NATO nuk do të lejojë kthimin e dhunës dhe tensioneve pas 12 vjet angazhimi për krijimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Në interesimin e gazetarëve se si do të sillet forca e KFOR-it nëse strukturat paralele në veri do të përpiqen që me forcë të mos lejojnë zbatimin e planit për rihapjen e doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kufitarë të Kosovës atje, Rasmusen tha se detyrat dhe mandati i KFOR-it në Kosovë janë të qarta.

Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor”, ka thënë Rasmusen, duke shtuar se “KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik”.

Ai nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.

Nuk do të komentoj për detajet e operacionit. Por trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thash, për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt”, ka theksuar Rasmusen.

Ai rikujtoi se për 12 vjet NATO ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.

Rasmusen u ka bërë thirrje të gjithë liderëve dhe komuniteteve që të vazhdojnë me promovimin e stabilitetit dhe dialogut, duke i rikujtuar se askush nuk do të përfitojë nga kthimi i tensioneve nga e kaluara.

Dua të jem shumë i qartë. Nuk do të ketë kthim prapa. NATO ka shpenzuar 12 vjet këtu për të siguruar paqe e stabilitet dhe nuk do të lejojmë që kjo e arritur të rrezikohet.
Dua të jem shumë i qartë. Nuk do të ketë kthim prapa. NATO ka shpenzuar 12 vjet këtu për të siguruar paqe e stabilitet dhe nuk do të lejojmë që kjo e arritur të rrezikohet”, është shprehur Rasmusen.

Kjo verë dëshmoi se sa shpejtë mund të përshkallëzohet gjendja këtu. Por, dhuna dhe tensionet janë të dëmshme për Kosovën dhe imazhin e saj”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nga 16 shtatori zbatohet marrëveshja për doganat dhe se pjesë e zbatimit të planit do të jenë edhe EULEX-i dhe KFOR-i.

Ne nuk do të zmbrapsemi nga strukturat ilegale dhe kriminale që mbajnë peng rreth 40 mijë qytetarë serb në veri. Unë kam besim të plotë se i gjithë plani operacional i hartuar nga qeveria dhe i konsultuar e miratuar nga të gjithë faktorët relevantë do të zbatohet në përpikëri. Do të ketë njerëz të pakënaqur, por pengesat fizike janë shumë më të dobëta sesa vlerat që ne përfaqësojmë si institucione të Kosovës, autoritetet evropiane, NATO dhe SHBA”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, Rasmusen ka takuar dhe zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviq, ministrin e FSK-së, Agim Çeku si dhe komandantin e KFOR-it dhe përfaqësues të tjerë të pranisë ndërkombëtare.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s u realizuar një ditë para fillimit të zbatimit të planit për ri-hapjen e doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it në portat kufitare 1 dhe 31 në veri, masa këto që janë kundërshtuar ashpër nga Beogradi zyrtar dhe strukturat paralele serbe.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG