Ndërlidhjet

logo-print

Trupat siriane sulmojnë fshatrat në kufirin turk


Trupat siriane, të mbështetura nga tanket, kanë sulmuar qytetet dhe fshatrat pranë kufirit me Turqinë.

Aktivistët thonë se të paktën katër fshatarë janë vrarë, ndërsa rreth 100 të tjerë janë arrestuar.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 2,600 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Asad në muajin mars.

Asad po përballet me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë dështuar të ndërmarrin aksione, për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës.
XS
SM
MD
LG