Ndërlidhjet

"Greenpeace" mbush 40 vjet


Organizata globale e mjedisit “Greenpeace International” sot ka mbushur 40 vjet.

Për të festuar kontributin e organizatës për mjedisin, kryetari i qytetit kanadez, Vankuver, do të shpallë 15 shtatorin “Dita e Greenpeace”.

Sara Holden, menaxhere e lartë për komunikim në këtë organizatë, tha se “Greenpeace” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në ballë të ndryshimeve të rëndësishme mjedisore në botë.

“Ne jemi 40 vjeç dhe, të jem e sinqertë, nuk do të donim asgjë më shumë, pos të dalim në pension. Por, për fat të keq, puna jonë është ende e nevojshme”, tha Holden për Radion Evropa e Lirë.

Më 15 shtator të vitit 1971, një grup i vogël aktivistësh nisi lundrimin nga Vankuver me një anije peshkimi të quajtur “Greenpeace”, në shenjë proteste ndaj testimit bërthamor të Shteteve të Bashkuara në perëndim të Alaskës.

Ndonëse anija ishte ndaluar para arritjes në Amçitka, aksioni ka ndihmuar ngritjen e vetëdijes globale për shpërthimet dhe Shtetet e Bashkuara kanë anuluar testimin bërthamor në ishull, vitin që pasoi.

Me kalimin e viteve, organizata ka zgjeruar veprimtarinë, duke luftuar në fronte të tjera mjedisore.
XS
SM
MD
LG