Ndërlidhjet

Sarkozi dhe Kameron arrijnë në Libi


Presidenti i Francës, Nikolad Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, kanë arritur për vizitë në Libi, ku do të takojnë udhëheqësit e rinj të vendit.

Dy zyrtarët kanë qenë mbështetës të zëshëm të bombardimeve të NATO-s, të cilat kanë ndihmuar përmbysjen e Muamer Gadafit pas 42 vjetësh në pushtet.

Kameron pritet të bëjë publike paketën e ndihmës, për të mbështetur tranzicionin e Libisë.

Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbrojë vendlindjen e tij Sirte – e cila vazhdon të kontrollohet nga besnikët e tij – nga, siç i ka quajtur ai, mizoritë e NATO-s.
XS
SM
MD
LG