Ndërlidhjet

Autoritetet kosovare, vazhdimisht pohojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tyre, çdo rast i dyshuar për korrupsion, duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Por, me gjithë faktin se në Kosovë po hetohen dhjetëra raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë, dhe qindra të tjera në nivele më të ulëta institucionale, konfiskimi i pasurisë se fituar në mënyrë të paligjshme nuk mund të realizohet, për shkak të mungesës se një ligji për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të kundër ligjshme, thonë përfaqësues të shoqërisë civile

Në Kosovë ka raste të shumta të personave që pasurinë e tyre nuk e justifikojnë me të ardhurat e tyre, thotë për Radion Evropa e Lirë Adem Gashi, hulumtues në Institutin “KIPRED”

E gjithë kjo, sipas tij, po ndodhë në mungesë të vullnetit politik për të miratuar një Ligj të posaçëm për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Qeveria është duke treguar vullnet të vogël politik për të miratuar një ligj të tillë.
Qeveria është duke treguar vullnet të vogël politik për të miratuar një ligj të tillë. Edhe Kuvendi i Kosovës të cilët kanë të drejtë për nisma legjislative, edhe ata janë duke u vonuar. Prandaj, i mbetet ndonjë institucion, çoftë Kuvendit, Presidencës, apo qytetarëve, të ngrihen dhe të fillojnë një nismë legjislative, pasi qeveria nuk e ka vullnetin për të konfiskuar pasurinë”, thotë Gashi.

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë thonë se konfiskimi i pasurisë së kundërligjshme mund të ndodhë me Kodin Penal të Kosovës.

Besim Kajtazi, nga zyra ligjore e kryeministrit të Kosovës, thekson se nëse paraqitet nevoja për një ligj të tillë, autoritetet kompetente do të përgatisin këtë projektligj.

Ligji për Agjencinë për Konfiskimin e Pasurisë , tashmë ekziston, është themeluar agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestrues, në kuadër të Ministrisë se Drejtësisë.
Ligji për Agjencinë për Konfiskimin e Pasurisë , tashmë ekziston, është themeluar agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestrues, në kuadër të Ministrisë se Drejtësisë. Ndërsa njëkohësisht është duke u rihartuar Kodi Penal, i cili parasheh edhe masat e konfiskimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Drejtësisë, që nëse është e nevojshme të bëjmë edhe ligjin e posaçëm për këtë çështje”, shprehet Kajtazi.

Por, zyrtarë në Ministrinë e Drejtësisë, theksojnë se tashmë kanë filluar përgatitjet për hartimin e këtij projektligji.

Bedri Bahtiri, sekretar i përgjithshëm në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë se zotimi i ekzekutivit është se Republika e Kosovës shumë shpejtë do të ketë Ligjin për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Dhe tani është çështje se a do të marrë primatin e hartimit të këtij projektligji Ministria e Drejtësisë, apo zyra e kryeministrit. Posa të sqarohet kjo, atëherë do të fillojë puna për hartimin e këtij projektligji”, shprehet Bahtiri.

Miratimi i një ligji të tillë është i domosdoshëm, konsideron Adem Gashi, nga Instituti "KIPRED".

Ai thotë se deri më tani institucionet kompetente nuk kanë konfiskuar pasurinë e asnjë zyrtari qeveritar në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Konfiskimi i pasurisë është një prej mënyrave më të mira për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Fati i keq në Kosovë është se kjo bazë ligjore, nuk është aplikuar asnjëherë nga prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë, për t’u kërkuar se në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkohet edhe konfiskimi i pasurisë. Konfiskimi i pasurisë është një prej mënyrave më të mira për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thekson Gashi.

Edhe Bedri Bahtiri, e vlerëson të nevojshëm ekzistencën e këtij ligji në Kosovë.

Kosova ka nevojë sikurse shtetet e rajonit dhe shtetet tjera, sidomos shtetet në tranzicion. Dhe mbi bazën e kësaj është kërkesë edhe e mekanizmave ndërkombëtarë por edhe vetë qeverisë, gjyqësorit dhe mekanizmave tjerë që kemi nevojë ta kemi një ligj të tillë”, shprehet Bahtiri.

Ndryshe, përfaqësues të shoqërisë civile, kërkojnë nga autoritet kompetente që të vërtetohet pasuria e zyrtarëve kosovarë, e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, se a justifikohet më të ardhurat e tyre.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG