Ndërlidhjet

Bjellorusia mohon se ndihmon Iranin në "zhvillimin bërthamor"


Ministria e Jashtme e Bjellorusisë i ka hedhur poshtë njoftimet se Minsku furnizon Teheranin me raketa dhe teknologji bërthamore, në kundërshtim të sanksioneve të OKB-së.

Agjencia e lajmeve Reuters, të mërkurën, ka cituar diplomatë perëndimorë të kenë thënë se ka dyshime që Bjellorusia është duke luajtur rol kyç në asistimin e Iranit për të zhvilluar teknologji bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Andrej Savinik, tha se "ky është një informacion i gabuar".

"Bjellorusia ka rënë dakord me sanksionet e OKB-së dhe nuk i ka shkelur kurrë ato", tha ai.
XS
SM
MD
LG