Ndërlidhjet

Kërkohet dorëzimi i Gadafit


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, të cilët ndodhen në një vizitë të përbashkët në Libi, kanë kërkuar që lideri i përmbysur, Muamer Gadafi, të sillet para drejtësisë.

Dy zyrtarët kanë zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Xhalil dhe Mahmud Xhibril.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve, Sarkozi ka thënë se Gadafi dhe anëtarët e regjimit të tij që "kanë kryer krime", duhet të sillen para drejtësisë. Por, lideri francez u ka kërkuar libianëve të shmangin hakmarrjen.

Kameron ka premtuar mbështetje për autoritetet e reja të Libisë në kapjen e Gadafit, ndërsa ka ofruar ndihmë në asgjësimin e armëve të rrezikshme.

Një zëdhënës i Kameronit tha sot më herët se Britania do të lirojë 600 milionë sterlina asete të Libisë.

Nga Tripoli, të dy udhëheqësit do të udhëtojnë për në Bengazi.
XS
SM
MD
LG