Ndërlidhjet

Quint-i mirëpret angazhimin e qeverisë për veriun


Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me partnerët e saj ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in dhe EULEX-in, gjatë përgatitjeve për zbatimin e procedurave të reja doganore që fillojnë më 16 shtator.

Ata i kanë bërë këto komente pas takimit që kanë zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të njëjtit kanë shpreur mbështetjen e tyre për pritjet se tash mund të hiqen embargot për tregti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke hapur shtegun për përparim të mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ambasadorët kanë përsëritur mbështetjen e qeverive të tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG