Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Aktivistët e formuan Këshillin Opozitar


Një grup i aktivistëve opozitarë në Siri sot e ka shpallur formimin e një këshilli, që parashihet të paraqitet si front unik kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

“Këshilli Kombëtar Sirian”, i formuar gjatë një takimi në Turqi, do të përpiqet të krijoj konsensus lidhur me qëndrimin ndaj presidentit Asad dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Në grup gjenden afro 140 personalitete opozitare, përfshirë edhe kundërshtarët e regjimit në ekzil dhe afro 70 disidentë brenda në Siri.

Protestat kundër regjimit të Asadit në Siri filluan në muajin mars, ndërsa qeveria është përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 2600 vetë, shumica prej tyre civilë, janë vrarë gjatë goditjes së forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG