Ndërlidhjet

Ambasadori rus u largua nga takimi për shkak të Kosovës


Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin, i tha sot Serbisë se do të ishte më mirë që të kaloj në anën e Moskës se sa të radhitet me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, që sipas tij, “ishin kundër interesave të saj kombëtare”.

“Ne kemi interesa të njejtë dhe ne do ta mbrojmë vendin tuaj, përkundër interesave të disa serbëve, që dëshirojnë që vendin e tyre ta vëjnë nën ndikimin e perëndimit”, tha zoti Konuzin, gjatë fjalimit në një forum për sigurinë globale në Beograd.

Ai i ka kritikuar pjesëmarrësit e forumit nga Serbia, me një ton të ashpër, që u vlerësua si i pazakonshëm, duke thënë se ata nuk i mbrojnë interesat e vendit të tyre në Kosovë.

“NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do të jenë kundër interesave tuaja kombëtare, dhe duket se ju nuk kujdeseni sa duhet”, tha Konuzin, i cili u largua nga forumi, pasi një pjesëmarrës tha se Rusia po përpiqej ta vendoste Beogradin nën diktatin e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG