Ndërlidhjet

Uashtingoni shpreson në lirimin e dy amerikanëve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Uashingtoni vazdhon të shpresojë që Irani të lirojë dy alpinistët amerikanë, ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të shqetësuara shumë për vonësen e Teheranit që të garantojë lirimin e tyre.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, i tha në fillim të kësaj jave një televizioni amerikan se Shon Bauer dhe Xhosh Fatal do të liroheshin si shenjë dashamirësie ndaj krerëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sidoqoftë, gjykata iraniane njoftoi më 14 shtator se nuk mund të pritet që në të ardhmën e afërt të ndodhë lirimi.

Bauer dhe Fatal ngarkohen me akuzën për spiunim pas hyrjes së tyre në Iran përmes Irakut në korrik të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG