Ndërlidhjet

logo-print

Gejtner takon përfaqësuesit e euro-zonës


Sekretari i Thesarit amerikan, Timothi Gejtner, do të zhvillojë gjatë ditës në Poloni takime urgjente me ministrat e vendeve që janë pjesë të euro-zonës lidhur me shqetësimet në rritje rreth aftësisë së euro-s për ta ballafaquar krizën më se një-vjeçare.

Polonia ëshët udhëheqëse e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian.

Prania e Gejtnerit në takimin që do të mbahet në Varshavë vlerësohet të jetë një sinjal për seriozitetin e krizës së euro-zonës.

Ai pritet t’u bëjë thirrje evropianëve të vendosin më shumë të holla në fondin e shpëtimit të BE-së që, deri më tani, kap vlerën prej 440 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG