Ndërlidhjet

Huruglica mohon refuzimin e doganierëve serbë


Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Hurglica, ka hedhur poshtë deklaratat e publikuara në disa media serbe se pjesëtarë serbë të institucionit që ai drejton, kanë refuzuar të punojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Huruglica ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se sot, në dy pikat doganore në veri, janë duke punuar vetëm doganierët shqiptarë.

“Ata janë doganierë të Kosovës dhe ne nuk i ndajmë në serbë dhe shqiptarë. Ne kemi bërë ekipe të përbashkëta të shqiptarëve dhe serbëve, por sot në ditën e parë janë dy shqiptare në dy pikat 1 dhe 31. Në ditët tjera do të jenë edhe serbët, edhe boshnjakët etj.”, ka sqaruar Hurglica.
XS
SM
MD
LG