Ndërlidhjet

logo-print

Beteja për Bani Validin dhe Sirten


Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë zhvilluar beteja ta ashpra për marrjen nën kontroll të dy bastioneve të fundit të regjimit.

Kryengritësit opozitarë thuhet të kenë avancuar në drejtim të Bani Validit nga disa drejtime, ndërsa janë përballur me njësitet elitë në Sirte, e cila është vendlindja e Muamer Gadafit.

Pas rreth 7 muaj luftime, forcat besnike të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit kontrollojnë pjesën më të madhe të Libisë, ndërkohë që vendndodhja e liderit të përmbysur mbetet e panjohur.

Në anën tjetër, në Tripoli sot ka arritur kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të turneut të tij në “Pranverës Arabe”.

Vizita e tij pason atë të presidentit francez, Nikolas Sarkozi, dhe të kryeministrit britanik, Dejvid Kameron, të cilët dje kanë qëndruar në Tripoli dhe Bengazi.
XS
SM
MD
LG