Ndërlidhjet

LDK mbështet operacionin në veri


Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetjen për veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit.

"Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga këto institucione që veprimet të jenë të koordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

E njëjta vlerëson se veprimet duhet të shtrihen në tërë pjesën veriore të vendit, me qëllim të vënies së sundimit të ligjit, të garantimit të lëvizjes së lirë dhe të kthimit të jetës normale për të gjithë qytetarët.
XS
SM
MD
LG