Ndërlidhjet

Serbëve u arrin mbështetje nga Beogradi


Përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë kanë hyrë nëpërmjet rrugëve alternative në Kosovë, meqë nuk janë lejuar të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak.

Mediat serbe njoftojnë se vizita e tyre në veri të Kosovës ka për qëllim mbështetjen e “popullatës serbe, e cila kundërshton zbarkimin e doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare”.

Dy delegacionet udhëhiqen nga nënkryetarët partiakë, Dragan Todoroviq nga Partia Radikale dhe Millosh Jovanoviq nga Partia Demokratike e Serbisë.
XS
SM
MD
LG