Ndërlidhjet

Hiqet reciprociteti Kosovë-Serbi


Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, nga sot lejohet importi i mallrave nga Serbia, çfarë shënon fundin e masave reciproke ndaj këtyre produkteve.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.

Ajo bëri të ditur se tashmë ka hyrë një kamion nga Serbia në Kosovë, ndërsa ende nuk ka pasur qarkullim nga Kosova në Serbi.

"Ne jemi në kontakt me bizneset vendore dhe pritet që sot apo nesër të kalojë kamioni i parë nga Kosova në Serbi, me ç’rast do të shikohet funksionalizimi i marrëveshjes së arritur më 2 shtator në Bruksel", tha Kusari Lila.
XS
SM
MD
LG