Ndërlidhjet

Beogradi porosit serbët të protestojnë të qetë


Qeveria e Serbisë u ka bërë thirrje serbëve të veriut të protestojnë të qetë dhe "të mos bien pre e provokimeve".

“Qeveria po përcjell dhe po kontrollon situatën në Kosovë. Gjendja është e qetë, ndërsa, sipas informacioneve tona, në vendkalimet Jarinë dhe Bërnjak ndodhen pjesëtarët e EULEX-it dhe të KFOR-it, në përputhje me mandatin që u kanë dhënë Kombet e Bashkuara. Policët dhe doganierët kosovarë nuk kanë asnjë rol në këto vendkalime”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë serbe, Millivoje Mihajlloviq, në konferencën për media.

Sipas tij, "të gjitha institucionet e shtetit të Serbisë në veri po funksionojnë normalisht".
XS
SM
MD
LG