Ndërlidhjet

logo-print

ICG: Situatë e tensionuar në veri


Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) vlerëson se “situata në veri është e tensionuar dhe rrezikon të dalë jashtë kontrollit”. Ky Grup gjithashtu konstaton se “situata në veri të Kosovës dhe mospajtimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të asaj natyre që do të mund të zgjidheshin duke kënaqur tërësisht cilëndo palë”.

“Çfarëdo që të jenë veprimet e menjëhetshme që do të ndërmirren gjatë ditëve në vijim nga cilado palë, një zgjidhje afat-gjatë e krizës do të kërkojë më shumë përpjekje diplomatike dhe politike, që për synim do të kishin avancimin e interesave të të gjitha palëve”, thotë Marko Prelec nga ICG.

Në këtë kuadër, është urgjente që Kosova, Serbia dhe miqtë e të dyja vendeve në komunitetin ndërkombëtar të ndërmarrin një sërë masash, si krijimin e një Fondi për Veriun, në të cilin do të grumbulloheshin të hyrat nga doganat në veri dhe bisedimet për statusin e veriut, bazuar në parimin e tërësisë territoriale dhe autonominë e gjerë.

BE-ja duhet t’ia japë Serbisë statusin e kandidatit, kurse Prishtinës t’ia ofrojë menjëherë udhëzuesin për liberalizimin e vizave, thuhet mes tjerash në rekomandimet e publikuara sot nga ICG.
XS
SM
MD
LG