Ndërlidhjet

logo-print

Siri, 15 të vrarë pas lutjeve të së premtes


Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën nga sulmet e forcave të sigurisë në Siri. Aktivistët thonë se viktimat pësuan në Hama, Xhabal al-Zavijah dhe Homs, pas lutjeve të së premtes.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, duke iu referuar Sirisë gjatë vizitës në Tripoli, tha se ata që shkaktojnë represion, nuk do të mbijetojnë.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 2,600 të vrarë që nga shpërthimi i dhunës në Siri, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG