Ndërlidhjet

logo-print

KE ndihmon Pakistanin


Komisioni Evropian do të sigurojë 10 milionë euro për të mbështetur viktimat e vërshimeve në Pakistan, njoftoi Komisioni.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore thuhet se kanë humbur jetën më shumë se 200 njerëz, ndërsa janë zhvendosur më shumë se 280 mijë të tjerë, të cilët janë strehuar përkohësisht në 2,000 kampe të ngitura për t’i ndihmuar të pastrehët.

Ndihma financiare e Komisionit Evropian pritet t’iu dërgohet atyre për të siguruar strehim, ushqim, ujë të pijes dhe përkujdesje shëndetësore.

Lidhur me këtë, Komisionarja Evropiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihma Humanitare dhe Menaxhim të Krizave, Kristalina Georgieva, tha:

“Sikurse në vitin e kaluar, shirat kanë shkatuar vërshime masive. I pata parë ato, dhe tani kam frikën se do të ketë pasoja katastrofale për njerëzit, shtëpitë dhe të korrat e tyre. Andaj, po bëhet sërish e nevojshme ndihma jonë dhe do t’i përgjigjemi thirrjes së viktimave”.

Qeveria pakistaneze ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara për tejkalimin e situatës emergjente të vendit.
XS
SM
MD
LG