Ndërlidhjet

logo-print

Abas konfirmon kërkesën palestineze për shtetësi

  • RFE /RL

Mahmud Abas

Mahmud Abas

Presidenti palestinez, Mahmud Abas, konfirmoi se Autoriteti Palestinez do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për shtetësi në Kombet e Bashkuara.

Duke folur në Ramallah, Abas tha se kjo është e drejtë legjitime e popullit palestinez.

Deklarata e tij vjen para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojë këtë veprim. Uashingtoni ka thënë se do të vërë veto ndaj kërkesës palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG