Ndërlidhjet

Jahjaga udhëton për në Nju Jork


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur në mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, ku, javën e ardhshme, pritet të marrë pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu.

Një ditë më parë, mësohet se edhe kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA-së.

Udhëtimi i krerëve shtetërorë të Kosovës për në Shtetet e Bashkuara thuhet se bëhet në kuadër të përpjekjeve për shtimin e njohjeve të shtetit.
XS
SM
MD
LG