Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, aeroplani rrëzohet mbi turmën


Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i aeroplanit të Luftës së Dytë Botërore mbi turmën e spektatorëve.

Këta të fundit po ndiqnin garën vjetore të avionëve luftarakë dhë civilë në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Avioni u rrëzua teksa po kryente manovrat para spektatorëve, ndërsa nuk dihen shkaqet ende shkaqet e incidentit.

Raportet e mediave thonë se piloti i aeroplanit ishte 74 vjeç.
XS
SM
MD
LG