Ndërlidhjet

Kamionët me produkte kosovare nuk lejohen të hyjnë në Serbi


Kamionë me mallra komerciale nga Kosova nuk janë duke u lejuar të hyjnë në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.

“Zyrtarisht jam e informuar nga udhëheqësit e Doganës se ka pasur disa tentime të kamionëve nga Kosova, që të hyjnë në Serbi, porse janë ndaluar nga ana serbe me pretekstin se dokumentet që ata i përmbajnë, nuk janë të njohura nga pala serbe", thotë Kusari Lila.

Sipas saj, në rast se nuk do të ketë gatishmëri nga pala serbe për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për pranimin e vulave doganore dhe dokumenteve përcjellëse, Kosova nuk do të vazhdojë të ballafaqohet me situatën e njëjtë të para 25 korrikut.
XS
SM
MD
LG