Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina kritikon qasjen e BE-së


Kryeministri i Ukrainës, Mikolla Azarov, tha se "nuk është e moralshme" të lidhen aspiratat evropiane të vendit të tij me gjykimin e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

"Kjo është çështje aq serioze saqë nuk do të ishte vetëm gabim, por do të ishte edhe e pamoralshme të lidhej me gjykimin në fjalë", tha Azarov para gazetarëve.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i telefonoi presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviq, për të shprehur shqetësimet se sistemi gjyqësor i Ukrainës është duke u përdorur si mjet kundër kundërshtarëve politikë.

Merkel i tha Janukoviqit se ndihma e Bashkimit Evropian për Ukrainën do të varet nga angazhimet e Minskut drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kancerlarja gjermane përmendi në mënyrë specifike ish-kryeministren Julia Timoshenko.
XS
SM
MD
LG