Ndërlidhjet

Ministrat e Financave diskutojnë sektorin bankar


Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë nisur ditën e dytë të takimit në Vrokllav të Polonisë. Mbledhja e sotme do të përqendrohet në sektorin bankar.

Burimet zyrtare thonë se ministrat do të bëjnë përpjekje të gjejnë "mënyrat e mundshme për rikthimin e besimit në tregjet evropiane dhe për përmirësimin e stabilitetit financiar".

Sindikatat pritet të protestojnë ndaj kërkesave të BE-së që vendet e goditura nga kriza e borxhit, si Greqia, të implementojnë "masa të rënda kursimi". Ato thonë se "politikat e ashpra nxisin papunësinë".
XS
SM
MD
LG