Ndërlidhjet

Letonia voton në zgjedhjet e parakohshme


Në Letoni po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sondazhet parashohin më shumë vota për partinë e qendrës së djathtë, të mbështetur nga pakica ruse, e cila përbën një të tretën e popullsisë.

Favorit i dytë thuhet të jetë partia e sapoformuar e ish-presidentit Valdis Zatlers.

Zgjedhjet u imponuan nga referendumi i korrikut, ku mbi 90 për qind e votuesve kanë mbështetur shpërndarjen e legjislaturës, për shkak të korrupsionit.

Letonia është goditur më shumë se çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian nga kriza ekonomike dhe financiare dhe ka normat më të larta të papunësisë në bllok.
XS
SM
MD
LG