Ndërlidhjet

Stefanoviq: Thaçi zbaton marrëveshjen ashtu siç i konvenon


Shefi i delegacionit serb në bisedimet Kosovë-Serbi, Borisllav Stefanoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel "ashtu siç u konvenon atyre".

Stefanoviq mësohet t'i ketë bërë këto komente para gazetarëve në Leposaviq.

"Marrëveshja ka tri fjali - bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse", tha Setfanoviq, për të shtuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare, meqë, siç u shpreh ai, Prishtina nuk ka dashur një gjë të tillë.

Stefanoviq tha se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por jo me doganierët kosovarë në veri.
XS
SM
MD
LG