Ndërlidhjet

Komiteti i Sigurisë pret kthimin e normalitetit në veri


Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë kanë përshëndetur vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR-it.

Në takimin e Komitetit të Sigurisë, që u mbajt të shtunën, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka thënë se vendosja e policisë dhe doganierëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare në veri, është shumë e rëndësishme për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se me këtë do të krijohen rrethanat për kthimin e normalitetit në veri. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG