Ndërlidhjet

Kina ndihmon Bjellorusinë në përballimin e krizës


Kina ka ndihmuar Bjellorusinë me një kredi prej 1 miliard dollarësh dhe me një grant që kap shumën e rreth 11 milionë dollarëve.

Në deklaratën e lëshuar nga Kuvendi bjellorus bëhen publike edhe marrëveshjet e arritura për ndërtimin e një sateliti komunikimi, një fabrike të letrës dhe një hoteli në Minsk.

Bjellorusia po vuan krizën më të rëndë ekonomike që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Minsku ka aplikuar për kredi prej 8 miliardë dollarësh në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ky i fundit ka kërkuar reforma në këmbim.
XS
SM
MD
LG