Ndërlidhjet

BE i dorëzon Kroacisë traktatin e anëtarësimit


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka dorëzuar Zagrebit draft-traktatin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se pranimi i Kroacisë "do të jetë një injeksion i madh optimizmi, që sjell besim në të ardhmen e BE-së".

Ai i bëri këto komente në Zagreb, ku takoi kyreministren kroate, Jadranka Kosor.

Kjo e fundit tha se Kroacia e ka kuptuar "qëllimin e saj strategjik".

Pas Sllovenisë, Kroacia do të bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së.
XS
SM
MD
LG