Ndërlidhjet

Gjinden tre skelete në kanalin irakian


Punëtorët që po pastronin një kanal lundrimi në jug të Irakut kanë gjetur skeletet e tre marinarëve brenda një anijeje komerciale irakiane, e cila ishte fundosur nga forcat ajrore të Iranit në vitin 1988.

Një zyrtar i portit në Basra tha se anija Ramadi u gjet gjatë pastrimit të kanalit Kor Zubair, ndërsa skeletet e gjetur thuhet se janë derguar për identifikim në laborator.

Anija ishte fundosur gati në fund të luftës ndërmjet Iranit dhe Irakut, e cila u zhvillua nga viti 1980 deri më 1988 dhe gjatë së cilës u vranë 1 milionë njerëz, ndërsa mbetën të zhdukur mijëra të tjerë nga të dyja palët.
XS
SM
MD
LG