Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime për koalicion në Letoni


Partitë e qendrës në Letoni kanë nisur bisedat për koalicion në prag të zgjedhjeve, vlerësimet për të cilat parashohin një fitore të paprecendetë të një partie pro-ruse.

Partia e qendrës së majtë “Qendra Harmoni”, e cila mbështetet nga një pjesë e gjerë e minoritetit rus në Letoni, arriti të vendoset në vendin e parë me rreth 30 për qind të votave.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se a do të jetë kjo parti në gjendje të bind një parti tjetër për të hyrë në koalicon qeverisës me të.

Asnjë parti e mbështetur nga rusët nuk ka qenë pjesë e qeverisë në Letoni që kur ky shtet rifitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Rusët etnikë përbëjnë rreth një të tretën e 2.2 milionë banorëve të Letonisë.
XS
SM
MD
LG