Ndërlidhjet

Përleshje në Pakistan-15 të vrarë


Gjatë përleshjeve të mëngjesit të sotëm në veri-perëndim të Pakistanit raportohet të jenë vrarë më se dhjetë militantë që sulmuan një pikë kontrolli.

Zyrtarët lokalë thonë se përleshjet e dhunshme kanë zgjatur rreth një orë në zonën e Akakel Barea në qarkun e Kiberit.

Dhjetë militantë, një policë dhe katër anëtarë të milicisë pro-qeveritare raportohet të jenë vrarë gjatë sulmit.

Kiberi është një nga qarqet përgjatë kufirit me Afganistanin ku talebanët dhe Al Kaida kanë vendet e tyre të fshehta.
XS
SM
MD
LG