Ndërlidhjet

logo-print

Shpresohet në lirmin e alpinistëve amerikanë


Avokati mbrojtës i dy alpinistëve amerikanë të burgosur në Iran me akuzat për spiunim tha se lirimi i klientëve të tij ka gjasa të shtyhet deri të martën.

Avokati, Masud Shafi, tha se për të mundësuar lirimin e Shon Bauerit dhe Xhosh Fatalit ai ka kërkuar nënshkrimin e gjykatësit të rastit, i cili pritet të kthehet nga pushimi të martën.

Një emisar irakian tha se lirimi është caktuar në kohën kur presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, pritet të udhëtojë për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këto komente, Nazem Dabag, i bëri për televizionin Reuters në Teheran.

“Pres që, me ndihmën e Zotit, ata të lirohen gjatë ditëve në vijim-para se presidenti Ahmedinexhad të udhëtojë për në Nju Jork”, u shpreh ai.

Komenti i tij vjen pasi presidenti irakian, Xhalal Talabani, ndihmoi procesin duke negociuar lirimin e amerikanëve me autoritetet iraniane.

Bauer- 28 vjeçar, dhe Fatal-29, të cilët u patën arrestuar në kufi me Irakun në vitin 2009, u dënuan muajin e kaluar me nga tetë vjet burg. Ata u shpallën fajtor për spiunim dhe hyrje ilegale në territorin e Iranit.
XS
SM
MD
LG