Ndërlidhjet

Termeti godet Indinë


Të paktën tetë njerëz kanë vdekur në Nepal dhe në pjesët veriore të Indisë pasi një terment i shkallës 6.9 goditi rajonin në fjalë.

Policia në Nepal bëri të ditur që pesë njerëz kanë vdekur, ndërsa janë lënduar tre të tjerë kur u rrëzua njëri nga muret e ambasadës britanike në kryeqytetin Katmandu.

Zyrtarët indianë thanë se të paktën dy njerëz kanë vdekur në Sikim dhe Bihar.

Sipas një analize të Agjencisë Amerikane Gjeologjike termeti ka goditur Sikimin.

Dridhje të fuqishme janë ndjerë në këtë rajon, përfshirë Nepalin, Butanin, Bangladeshin dhe qytetet në lindje të Indisë-Guvahati dhe Kalkuta, sikurse edhe në Nju Delfi.

Në Katmandu raportohet për evakuimin e ndërtesave dhe bllokimin e trafikut.
XS
SM
MD
LG