Ndërlidhjet

Klinton dhe Rabani biseduan për luftën kundër militantëve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, gjatë takimit me ministren e jashtme të Pakistanit, Hina Rabani Khar, është fokusuar në luftën kundër militantëve islamikë.

Zyrtarët thanë se sekretarja Klinton dhe ministrja Khar, u takuan privatisht mbrëmë në Nju Jork, para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, këtë javë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se takimi Klinton – Khar, zgjati tri orë e gjysmë dhe, sipas saj, u zhvilluan bisedime “shumë substanciale” dhe “shumë të sinqerta”, që përfunduan me temën e kundër-terrorizmit.

Zyrtarët amerikanë thanë se zonja Klinton i tha koleges pakistaneze se Islamabadi duhet të ndihmoj në luftën kundër rrjetit Hakani, që ishte fajësuar lidhur me sulmet e javës së kaluar kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe selisë së NATO-s në Kabul të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG