Ndërlidhjet

Libi: Kabineti nuk u formua, luftimet vazhdojnë


Regjimi i përkohshëm i Libisë thotë se ende nuk është arritur pajtueshmëria për përbërjen e qeverisë së re, derisa luftimet kundër mbështetësve të liderit të përmbysur, Muamer Gadafi, ende po vazhdojnë.

Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, në Bengazi tha se shpreson se diskutimet për kabinetin e ri do të finalizohen së shpejti.

Nga ana tjetër, Këshilli Tranzicional Kombëtar, vazhdon të ballafaqohet me rezistencë nga ana e lojalistëve të Gadafit, në qytetin Bani Valid dhe në Sirte, që është vendlindja e kolonel Gadafit.

Luftëtarët kundër Gadafit disa herë kanë provuar të depërtojnë në Bani Valid, që është 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli, por ishin të detyruar të tërhiqen për shkak të zjarrit nga lojalistët.
XS
SM
MD
LG