Ndërlidhjet

Jemen: Forcat e sigurisë i vranë 26 protestues


Raportohet se së paku 26 vetë janë vrarë në kryeqytetin e Jemenit, Sana, kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj njërës ndër demonstratat më të mëdha kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, që u mbajtën muajve të fundit.

Disa demonstrues të tjerë janë plagosur gjatë kësaj dhune.

Presidenti Saleh, i cili po shërohet në Arabinë Saudite, nga përpjekja për ta vrarë në muajin qershor, e ka udhëhequr Jemenin për më se 30 vjet.

Ai po e mban pushtetin, përkundër presionit ndërkombëtar për tërheqje dhe protestave tetëmuajshe, të cilat praktikisht e kanë paralizuar këtë shtet të varfër.
XS
SM
MD
LG