Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar pesë reporterë të BBC-së


Mediat shtetërore të Iranit sot kanë raportuar se pesë iranianë, që punonin për shërbimin televiziv në gjuhën farsi të BBC-së, janë arrestuar.

Ata ishin arrestuar të shtunën, derisa e punonin një emision dokumentar pa autorizim nga departamenti i shytpit të jashtëm të ministrisë së kulturës.

Ministri Mohamad Hoseini i ka konfirmuar arrestimet dhe tha se shërbimi i inteligjencës së shpejti do të japë më tepër detaje.

Shërbimi i BBC-së në gjuhën farsi është i ndaluar në Iran, por ai mund të shikohet përmes satelitit.

Qeveria e akuzon atë se transmeton raporte negative për Iranin dhe se po nxitë kryengritje.
XS
SM
MD
LG