Ndërlidhjet

Abas kërkon njohjen e shtetit palestinez nga Izraeli


Lideri palestinez, Mahmud Abas, sot ka kërkuar nga Izraeli, që ta njohë shtetin palestinez dhe “të mos e humbë rastin për paqe”.

Ai këto komente i bëri me të arritur në Nju Jork, për ta paraqitur kërkesën për shtetësi, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë javë.

Shtetet e Bashkuara janë kërcënuar me veto ndaj çfarëdo lëvizjeje të këtillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në bazë të asaj se shteti i ardhshëm palestinez, duhet të arrihet me negociata me Izraelin.

Palestinezët kanë refuzuar të zhvillojnë negociata, përderisa Izraeli të mos i ndalë ndërtimet e vendbanimeve të reja në territoret kontestuese.
XS
SM
MD
LG