Ndërlidhjet

Afganistan: Ndërhyrjet gjatë natës i rrisin shqetësimet


Raporti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (FSHH), me seli në Nju Jork, thotë se ndërhyrjet në rritje gjatë natës, nga forcat ushtarake ndërkombëtare, po shkaktojnë shqetësim në rritje dhe kundërveprim në Afganistan.

Mëtutje, raporti thekson se trupat e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë përmirësime të rëndësishme në mënyrën se si ata i udhëheqin ndërhyrjet gjatë natës, por madhësia e tyre është shkak për pakënaqësi të “qëndrueshme”.

Erika Gaston nga FSHH-ja, gjatë një konference të sotme, tha se civilët me lidhje të dobëta me kryengritësit, ndonjëherë duket se janë cak i ndërhyrjeve.

Trupat e jashtme thonë se ndërhyrjet janë njëra nga mënyrat më efektive për t’i luftuar kryengritësit talibanë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, disa herë e ka kritikuar strategjinë e ndërhyrjeve dhe ka kërkuar ndaljen komplete të tyre.
XS
SM
MD
LG