Ndërlidhjet

Bruksel: Bozhidar Gjeliq u takua me komisionarin Fyle


Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, deklaroi sot se komisionari për zgjerimm i BE-së, Shtefan Fyle, i ka thënë atij se Serbia ka realizuar përparim të madh në procesin për fitimin e statusit të kandidatit për pranim në BE.

Ai, pas takimit me zotin Fyle në Bruksel, ka shfaqur bindjen e tij se mendimi i Komisionit Evropian për kandidaturën e Serbisë, më 12 tetor, do të jetë pozitiv, por për fitimin e rekomandimit për caktimin e datës së fillimit të negociatave, Serbia duhet të bëjë përpjekje plotësuese.

Duke u shprehur për situatën në Kosovë, zoti Gjeliq ka theksuar se për Komisionin Evropian janë të rëndësishme tri elemente: zgjidhja e vulës doganore, pjesëmarrja e Prishtinës në takimet rajonale dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Mëtutje, ai ka theksuar se për vendet e Bashkimit Evropian, është me rëndësi që bllokada aktuale në pjesën veriore të zgjidhet.

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, tha se ekziston, “shikuar në aspektin statusor vula neutrale” dhe se është arritur marrëveshja që edhe në dokumentet e tjera përcjellëse, poashtu, të jenë simbole dhe zgjidhje neutrale sa i përketë statusit.

“Të gjithë kamionët me mall, që i plotësojnë këto kushte, janë lejuar të hyjnë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Të dy palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes”.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, nuk ka folur para gazetarëve.
XS
SM
MD
LG