Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Navigatori i dehur bashkëfajtor për rrëzim të aeroplanit


Hetuesit rus, në një raport të publikuar sot, thanë se navigatori “pak” i dehur është bashkëfajtor për përplasjen e aeroplanit, në muajin qershor, në pjesën veri-perëndimore të Rusisë, me ç’rast humbën jetën 47 vetë.

Aeroplani i udhëtarëve Tu-134, ishte përplasur pas përpjekjeve për të ateruar në motin me mjegull në aeroportin e qytetit Petrozavodsk.

Në raport thuhet se njëri nga shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ishte se navigatori e “ka udhëhequr fluturimin në gjendje të intoksikimit të lehtë alkoolik”.

Pesë prej 52 njerëzve në aeroplan e mbijetuan përplasjen.

Përplasja në Petrozavodsk, ishte e para në vargun e askidenteve ajrore ruse gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG