Ndërlidhjet

Sot në histori


Video dhe teksti: Associated Press

Zelanda e Re u bë vendi i parë në botë që i lejoi gratë të votojnë, presidenti i Argjentinës Huan Peron u rrëzua nga pushteti pas një revolte nga ushtria, vdekja e presidentit Xhejms A. Garfilld, nga plagët e shkaktuara nga një vrasës, që e sulmoi dy muaj më parë, si dhe shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur sot në histori.




1777
Ushtarët amerikanë fituan betejën e parë të Saratogas, gjatë Luftës Revolucionare.












1881
Presidenti Xhejms A. Garfilld vdiq nga plagët e shkaktuara nga një vrasës, që e sulmoi dy muaj më parë.



















1893
Zelanda e Re u bë vendi i parë në botë që i lejoi gratë të votojnë.














1934
Bruno Hauptman u arrestua në Nju Jork, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e foshnjës Lindberg.














1955
Presidenti i Argjentinës Huan Peron u rrëzua nga pushteti pas një revolte nga ushtria.















1957
Shtetet e Bashkuara kryen provën e parë bërthamore nëntokësore, në shkretëtirën Nevada.












1985
Meksika u godit nga një tërmet shkatërrues që mori 6.000 jetë njerëzish.














2001
Pentagoni i urdhëroi aeroplanët e luftës në Gjirin Persik, t’u përgjigjen sulmeve terroriste të 11 shtatorit.










2002
Presidenti Xhorxh Bush i kërkoi Kongresit autorizim për përdorimin e forcës ushtarake nëse është e nevojshme, për të çarmatosur dhe përmbysur udhëheqësin irakian Sadam Husein, nëse ai nuk i braktiste armët e shkatërrimit në masë.











2004
Hu Jintao u bë lider Kinës, pas largimit të ish-Presidentit Jiang Zemin.












2005
Ajman al-Zauahri, zëvendës kryetar i Al-Kaidës, tha rrjeti i tij terrorist kishte kryer shpërthimet në Londër me 7 korrik, që vrau 52 njerëz.












2008
"Mad Men" u bë seria i parë kabllorë që fitoi një çmim të lartë si “Emmy”.(g.k.)



XS
SM
MD
LG