Ndërlidhjet

logo-print

Lëvizja për Bashkim tërhiqet nga Vetëvendosja në Kuvend


Lëvizja për Bashkim ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka tërhequr dy deputetët e saj, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Arsyet që kanë çuar deri tek ky vendim, Lëvizja për Bashkim ka njoftuar se do t’i publikojë të martën.

Deri në marrjen e këtij vendimi, Vetëvendosja kishte gjithsejt 14 deputetë.

Me 12 deputetë, aq sa do të ketë tash, Vetëvendosje në Kuvend barazohet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë e Pavarur Liberale (SLS).
XS
SM
MD
LG